Platforma bujqësore nr. 1 në Kosovë — produkte të liçensuara, shitës të verifikuar dhe dorëzim në të gjithë vendin.
Farmelix është platforma dixhitale bujqësore e operuar nga Prodeks LLC, e regjistruar dhe e bazuar në Kosovë. Ne lidhim fermarët, agronomët dhe blerësit e produkteve bujqësore me shitës të licencuar dhe verifikuar.
Misioni ynë është të modernizojmë tregtinë bujqësore duke ofruar transparencë të plotë: çmime reale, specifikime të sakta të produkteve dhe mundësi krahasimi — gjithçka në një platformë të vetme.
Çdo produkt i listuar në Farmelix i nënshtrohet procesit tonë të verifikimit: vetëm produkte me leje të rregullta nga organet kompetente shqiptohen për shitje.
Çdo produkt ka informacion të plotë: lënda aktive, formulimi, doza dhe shitësi i verifikuar.
Punojmë vetëm me shitës të licencuar. Asnjë produkt nuk del në shitje pa aprovimin e ekipit tonë.
Dorëzim në të gjithë Kosovën — direkt tek dera e fermës sate.
18.400+
Fermarë
500+
Produkte
50+
Shitës
38
Komuna